Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të trajnohen përkrah ushtrive më të fuqishme botërore.
Sipas Haradinajt Kosova do të ketë ushtri sipas standardeve të NATO-s dhe se kjo ushtri do të inkuadrohet në çdo zonë ku do kërkohet nga forcat e NATO-s.
Postimi i plotë:
Krenar të shoh sot Ushtrinë e Kosovës, në ushtrimin “Albanian Effort 19”, krah për krah me ushtritë më të fuqishme të botës. Treguesi më i qartë se po krijojmë ushtri të shekullit 21 sipas standardeve të NATO-s. Ushtria jonë do të jetë në shërbim të mbrojtjes së pragut të lirisë, kudo në botë, aty ku na e kërkon NATO e udhëhequr nga Amerika. Gjithmonë në rresht me ushtritë e paqes!
RH