• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mafia shqiptare luan rol operativ në trafikun e kokainës në botë”, deklarata e fortë e prokurorit të antimafias në Itali

by Java News
09/09/2019 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri në një inervistë për median italiane “La Stampa” jep përsëri alarmin e rolit që mafia shqitpare luan në trafikun e kokainës në botë si dhe në biznesin e saj kriminal me mafian kalabreze “La Ndrangheta”.

Plot 10 muaj më parë në një intervitë ekskluzive për RTV Ora , Prokurori i Antimafias italiane do të deklaronte se “Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë e do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importoj sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të prekokupuar!”

Sot për të përditshmen italiane, Nicola Gratteri thotë se “trafiku i kokainës është pothuajse monopol i mafias kalabreze La Ndrangheta, por shënon rritje dhe forca e besueshmëria e rrjetit kriminal të mafieve të reja si ajo shqiptare.

Forcimi i mafias shqiptare është i pandalshëm”, ka deklaruar ai. 

“Në vitet e ardshme do të dëgjojmë të flitet gjithnjë e më shumë për këtë organizatë e jo vetëm në Itali. Por dhe në Hollandë për shembull e në Amerikën e  Jugut. ku shqiptarët po fitojnë role operative drejtpërdrejtë me prodhuesit e drogës.

Ky hap më sipër i mafias shqiptare, për prokurorin e antimafias italiane , shpjegohet me motivin e arsyeshëm të akreditimit që klanet shqiptare kanë përfituar pranë karteleve meksikane falë ndranghetas kalabreze.

Është majft e vështirë që nga asgjëja të akreditohesh si blerës të prodhuesit amerikano jugor të kokainës”, thotë prokorori i Antimafias i cili kujton se pak kohë më parë kriminelë serbo-malezezë provuan një gjë të tillë por u therën në Meksikë.

Po si ka lindur raporti i Ndranghetas me mafian e Ballkanit?

Prokurori, Nicola Gratteri thotë se në Sibaritide në rajonin e Kalabrias, shqiptarët i garantuan mafias kalabreze, armë kryesisht kallashnikov, për të cilët nuk kishin probleme furnizimi. Në shkëmbim shqiptarët u bënë operativ në trafikun e porstitucionit. E vetëm pak kohë më parë aksioni i tyre shënoi një hap më lartë në trafikun e drogës. Kemi regjistruar kontakte mes ndranghetisve e mafias shqiptare në Meksikë, por për momentin nuk mund të shtoj më shumë.

Ndërsa për trafikun e heroinës Prokurori i Antimafias italiane thotë se heroina së bashku me drogat sintetike ka shënuar një risi në tregun ndërkombëtar. Meksikanët po furnizojnë sasi të mëdha heroine në Amerikë duke mbytur tregun, 90% e heroinës në Amerikë vjen nga Meksika, e rruga e trafikut të heroinës nga Afganistani furnizon tashmë  kryesisht vetëm Europën.

Prokurori i Antimafias italiane thotë: Ka një reduktim të fondeve amerikane për të luftuar prodhimin e kokainës, në Kolumbi, Peru e Bolivi.

Por mafia kalabreze Ndrangheta ka vënë nën monopol dhe biznesin miliardarë të drogës sintetike Fentanyl. Një kilogram pluhur kushton 10.500 dolarë me të ciën i përpunuar me substanca të tjera prodhon rreth 1 milionë pilula që shiten 20 dollarë secila.

Prokurori i Antimafias, italiane thotë se “Fentanyl” është një drogë me një nivel të lartë toksik e shumë më e fortë se heroina , e ndrangheta ka nën kontroll trafikun e saj e nuk lejon që kush kërkon ta blej t’a marr në një vend tjetër.” (Ora) /l.m

 

Next Post
“E shmangu me qëllim”, Presidenca sqaron se përse Meta nuk iu përgjigj pyetjes në Komisionin Hetimor

“E shmangu me qëllim”, Presidenca sqaron se përse Meta nuk iu përgjigj pyetjes në Komisionin Hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In