Chrissy Teigen nuk druhet fare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Të dy kanë shpërthyer keq në ofendime për njëri-tjetrin në Twitter, dhe ai që e nisi ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump përshëndeti kalimin e legjislacionit të reformës në drejtësinë penale dhe shfrytëzoi rastin për t’i dhënë një shuplakë këngëtarit John Legend dhe bashkëshortes së tij.
“Kur të gjithë njerëzit që bënin presion aq shumë për Reformën në Drejtësinë Penale nuk ishin në gjendje të afroheshin as për ta bërë atë, erdhën te unë si grup dhe kërkuan ndihmën time. Unë e bëra atë me një grup senatorësh dhe të tjerët kurrë nuk do ta bënin. Obama as nuk mundi t’i afrohej“, shkruante Trump në një seri postimesh.
“Republikanët i kanë meritat. Por tani që ligji kaloi, njerëzit që nuk kishin aspak lidhje me të po marrin lavdërime. Djem si muzikanti i mërzitshëm @johnlegend, dhe gruaja e tij”.
Teigen ka reaguar menjëherë pas komentin të Trump, duke përdor fjalë ofenduese ndaj presidentit.
Por, nuk ka munguar as komenti i John Legend, i cili ka kujtuar Trump takimin e saj me kryeministrin kanadez.
“Imagjino të jesh president i një vendi të tërë dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës duke shpresuar që dikush të të lavdërojë. Melania, ju lutem lavdërojeni këtë njeri. Ai ka nevojë për ju”, shkroi ai.
Në pjesën më të madhe, shumë prej komenteve në Twitter janë në mbështetje të fjalëve të ashpra të Teigen në lidhje me presidentin.
g.kosovari