Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka bërë një ndalesë në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Presidenti Meta është ftuar nga Ruci ku ka shkuar në zyrën e tij, së bashku me tre këshilltarët, Keshilltari per Sigurine, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari per Mediat, Tedi Blushi.
Sipas burimeve të “Java news”, kreu i shtetit ka marrë një ftesë e kryeparlamentarit për të ndaluar në zyrën e tij.
Ata e shoqëruan sot kreun e shtetit gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.
Kreu i shtetit ishte rreth 2 orë e gjysmë para deputetëve të mazhorancës dhe opozitës së re në Komisionin Hetomor parlamentar për dekretet e tij për zgjedhjet vendore.
Ashtu siç ishte parashikuar kreu i shtetit u përgjigjë pyetjeve të deputetëve për vendimet e tij që nuk e zgjidhën ngërçin politikë por e tensionuan edhe më shumë.
Por në zyrën e Ruçit kur filloi komisioni ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ka qendruar aty për rreth 40 min duke ndjekur edhe fillimin e mbledhjes dhe më pas është larguar.
Rama shoqërohej nga ministri Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
g.kosovari