I pyetur se mbi çfarë baze ligjore e ka shfuqizuar 30 Qershorin, Ilir Meta tha sot se nuk ka një nen të qartë në Kushtetutë.
Por sipas tij, ai ka vepruar si paraardhësit e tij në detyrë, shkruan JavaNews.al
“Po Kuvendit cili nen ia jep të drejtën të shfuqizojë ligje? Apo Qeverisë për të shfuqizuar vendimet?” – tha Meta.
Ai u shpreh se nëse kjo do të konsiderohej si shkelje e rëndë, atëherë duhet të gjykoheshin të gjithë presidentët e mëparshëm.
/javanews/a.r