Presidenti Ilir Meta do të jetë sot në orën 10:00 përballë komisionit hetimor parlamentar të ngritur për hetimin e tij. Meta do të ecë në këmbë nga presidenca drejt parlamentit dhe do të jetë i shoqëruar nga tre këshilltarë.
Ky komision i ditës së sotme do të sjellë edhe një përballje të presidentit me kreun e këtij komisioni Ulsi Manja, të cilin presidenca e ka përmendur në deklarata publike lidhur me audio-përgjimet të publikuara nga Bild.
Komisioni hetimor për kreun e shtetit është ngritur për të hetuar nëse ai ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Kreu i shtetit anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës, por KQZ dhe Kolegji Zgjedhor rrëzuan kreun e shtetit dhe shumica zhvilloi zgjedhjet, të cilat Meta dhe opozita nuk i njohin.
/a.r