Një protestë është zhvilluar në natën e fundit të Festivalit të Përvitshëm të Filmit që mbahet në Venecia. Qindra aktivistë për çështjen e klimës u ulën pranë tapetit të kuq të festivalit për të protestuar kundër anijeve të mëdha të krocierave që sipas tyre shkaktojnë dëme të mëdha në ambient.
Protesta u mbajt disa orë para nisjes së ceremonisë së mbylljes së festivalit, i ftuari special i së cilës është ylli i Rolling Stones, Mick Jacker.
Qeveria italiane kohët e fundit ka vendosur që anijet e mëdha kroçiera nuk do të lejohen të hyjnë në qendrën historike të qytetit. /l.m