Partia Socialiste, krahas Rakip Sulit, i cili është edhe kryebashkiak i Kamzës, i ka vënë në shërbim këtij komuniteti dhe një deputet energjik i cili pas një organizimi shumë të mirë që i bëri forumit rinor, tanimë do jetë edhe deputet i zonës së Kamzës.
Për detyrën e ngarkuar Hysko është shprehur se për të tashmë ka nisur një kapitull i ri në jetën politike dhe se Partia Socialiste e Kamzës do të zgjedhë individët me të spikatur e më me vlera në komunitet në çdo organizatë e forum të sajin si garanci për fitoren e 2021.
Ai gjithashtu ka theksuar se me Rakip Sulin në krye të bashkisë dhe vëmendjen e qeverisë Rama do shërbejnë me me pasion, përkushtim, vizion dhe drejtësi për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike për të lënë pas njëherë e përgjithmonë modelin e shëmtuar që e drejtonte bashkinë.
Postimi i plotë:
Nga sot nis një kapitull i ri në jetën time politike 😊 Shume i lumtur dhe fort i nderuar të kem mundësinë të shërbej si deputet në bashkinë e Kamzës 😊
Me drejtuesin e qarkut Tiranë Ervin Bushati, kryetarin e bashkisë Rakip Suli dhe asamblenë socialiste të Kamzës për ti shprehur mirënjohjen secilit për gjithçka që bënë në 30 Qershor si dhe për të filluar proçesin e organizimit 😊
PS Kamëz do të zgjedhi individët me të spikatur e më me vlera në komunitet në çdo organizatë e forum të sajin si garanci për fitoren e 2021 😊
Me Rakipin në drejtimin e bashkisë dhe me vemendjen e shtuar të qeverisë Rama do të shërbejmë me pasion, përkushtim, vizion dhe drejtësi për çdo qytetar, pavarëSchengen Information Systemht bindjeve politike për të lënë pas njëherë e përgjithmonë modelin e shëmtuar që e drejtonte bashkinë.
Kamza pas disa vitesh do të jetë modeli me i qartë se çdo të thotë mirëqeverisje e do ti bashkohet qyteteve të transformuara nga drejtuesit e zgjedhur nga Partia Socialiste😊
Forca dhe suksese të gjithëve, më e mira na pret 😊
#pskamëz #pstiranë. (Lexo.al) /l.m
Bravo per zgjedhjen! Suksese eljos dhe sa me shume pune te mira.