Identifikohet personi i gjetur i pajetë në Tiranë këtë të shtunë.
Ai është gjetur në rrugën 5 Maji në kryeqytet.
Sipas policisë, ai është punëtor në një objekt në ndërtim dhe ai është shtetasi me inicialet J. M. i moshës 66 vjeç, dhe dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme në një objekt në ndërtim.
Por policia nuk sqaron se çfarë ishte duke bërë punëtori në momentin që ndërroi jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari