Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:40, Kapiteneria e Portit Durres mori thirrjen per ndihme nga krociera MSC Magnifica rreth 20 milje larg nga Durresi, pasi nje pasagjer kishte pesuar traume te rende ne koke nga perplasja dhe kerkohej zbarkimi i tij i menjehershem per ndihme mjekesore te specializuar.
Menjehere u lajmerua Kapiteni i Portit dhe u vu ne gadishemri mjeku i Portit dhe Rimorkiatori Joni si dhe iu dha urdher krocieres MSC Magnifica te afrohej ne Raden e Durresit.
Sic bejne me dije burimet, ne oren 23:15 rimorkiatori Joni doli nga Porti per ndihme drejte Krocieres e cila po afrohej me shpejtesi 21 milje/ore, u rakordua nga kapiteni i Portit i cili ndodhej ne bord te rimorkiatorit dhe u takuan afer fenerit te Pilotit ne oren 00:15 minuta.
Keshtu u be e mundur kalimi ne bord me barrele portative i te semurit Matteo Sartori dhe te fejuares qe e shoqeronte Sonia Marcato.
Mesohet se i semuri ndodhej ne gjendje te renduar dhe gjate udhetimit per ne port u mbajte maske oksigjeni dhe serum. Mesohet se italiani ndodhet spital ku po merr ndihmen mjekesore.
g.kosovari