Një krim i rëndë në familje tronditi mbrëmë Librazhdin dhe jo vetëm, ku një burrë vrau me thikë gruan dhe më pas u hodh nga kati i katërt i apartamentit dhe gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”.
Çifti pas xhiros së mbrëmjes në Pedonalen e qytetit është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit, në një pallat në qendër të qytetit. Mësohet se në banese ka qenë djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë. Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi.
Të paktën 15 thika janë konstatuar të ngulura mbi gjoksin e 49-vjeçares. Pas thirrjeve paraprake për ndihmë aty kanë mbërritur fqinjët të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola.
Fqinjët kanë transportuar në urgjencë gruan e masakruar, e cila ka dhënë shpirt sapo e kanë shtrirë në krevatin e spitalit. Plagët e shumta të shkaktuara kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa ajo ka ndërruar jetë, bashkëshorti i saj vrasës është vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mbetet misterioz motivi i krimit, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Ndërkohë që policia ka marrë dëshmi të fqinjëve për të zbardhur krimin. Çifti njihej në gjithë qytetin pasi pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku.
Ata kane lene pas dy femije.
“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë fotot e çiftit, Daut dhe Lule Gjokola.
g.kosovari