Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në prangat e policisë pasi u kapën me lëndë narkotike, vlera e të cilës është 100 mijë euro.
Droga u sekuestrua në një apartament në Vottignasco dhe ishte e destinuar për një treg më të madh se ai lokale në zonën Kuneo.
Të arrestuarit janë dy 30 vjeçar të papunë, të cilët policia i kishte vënë nën vëzhgim prej 30 gushtit. Droga ishte fshehur nën dyshek, në një zgavër të shtratit.
Në shtëpi, policia gjeti edhe 3000 euro, disa gram marijuanë, peshore elektronike dhe materiale paketimi.
Hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe as nuk janë dhënë detaje të tjera, pasi po bëhen përpjekja për të gjurmuar kanalin e furnizimit të drogës dhe tregun e shitjes.
Kontributi i OKA, një qen gjerman me një dhunti të pagabueshme, ishte i domosdoshëm për rezultatin e operacionit. Ishte ai, në të vërtetë, që gjeti drogën e paketuar me vakum dhe letër celofan.
g.kosovari