Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, në Francë e kanë zbuluar formacionin që do të zbresë në fushë me urdhrin e trajnerit Didier Deschamps.
Mungesa të mëdha tek “gjelat”, që duhet të bëjnë llogaritë pa Mbappe, Pogba dhe Kante.
Në vend të sulmuesit të PSG-së pritet të luajë Kingsley Koman, i cili në krah do të jetë me Thomas Lemar. Dy lojtarë të shpejtë, që pritet të prishin balancat e mbrojtjes kuqezi, ndërsa para tyre pa dyshim do të jetë dyshja Griezmann-Giroud.