Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës është mbajtur një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë institucional.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për nevojën që Policia e Kosovës t’i bashkohet INTERPOL-it.
Ai tha se bashkimi i Kosovës në këtë organizatë, përbën përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, kushdo që e pengon këtë gjë e ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit.
Haradinaj falenderoi edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mire me Policinë e Kosovës.
Po ashtu theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë që ta përkrahë zhvillimin dhe rritjen e Policisë së Kosovës.
/a.r