Ushëheqësi i parë i Zimbabve pas pavarsisë, Robert Mugabe ka vdekur sot në moshën 95 vjeçare.
Ai ishte në luftë me një sëmundje të rëndë dhe nuk ia doli të triumfonte. Lajmin e hidhur për vdekjen e liderit historik e dha familja e tij.
Mugabe ishte i shtruar në një spital në Singapor që nga prilli i këtij viti.
Ai u rrëzua nga pushteti në një grusht shteti ushtarak në nëntor 2017, duke i dhënë fund mbretërimit të tij tre dekadësh.
Robert Mugabe i fitoi zgjedhjet e para pas pavarsisë duke u bërë kryeministër në vitin 1980. Në vitin 1987 ai e shfyqizoi postin e kryeministrit duke u bërë president.