Ka shkuar në dy numri i të vdekurve, nga ngjarja që tronditi Prishtinën pasditen e sotme. Mediet kosovare raportojnë se ka ndërruar jetë në spital një tjetër person, i cili mbeti i plagosur në Lagjen e Spitalit.
Lajmi i rëndë është konfirmuar edhe nga zyra për informim e QKUK-së.
“Po ka vdekur personi i dyte, i cili përkundër përpjekjeve të mjekeve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi pasditen e sotme, në Prishtinë, pas një sherri për çështje pronësie. Njëri prej tyre humbi jetën menjëherë, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, bëhet me dije se ka ndërruar jetë njëri prej të plagosurve. (Express)