Kryeministri Edi Rama është rikthyer te një familje në Gramsh, tashmë që jeta e tyre ka ndryshuar për mirë pas rindërtimit të banesës së re.
Kryefamiljari Kujtim Sharku jetonte me gruan dhe fëmijët në kushte të mjerueshme në fshatin Pishaj të Gramshit, ndërsa kryeministri Rama ka zgjedhur një shprehje të Nënë Terezës teksa shpërndan në rrjetet sociale videon kur i ka vizituar në banesën e re.
““Më mirë se të mallkosh errësirën, përpiqu të ndezësh një qiri” Shën Tereza”, citon Rama në Facebook. /l.m