Një ditë pas takimit me Monika Kryemadhin, kryedemokrati Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me aleatët e tij opozitarë.
Mbledhja do të mbahet sot në selinë blu, rreth orës 19:00.
Opozita ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar në vjeshtë, ndërsa kërkesa e saj mbetet qeveria tranzitore pa Ramën kryeministër që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.
Takimi me aleatët opozitarë vjen një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin për procesin e 30 qershorit, ku opozita vendosi të mos garojë me kandidatët e saj.
/a.r