Bulqiza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr banal i ka marrë jetën një 20-vjeçari pasi u godit me thikë. Krimi ndodhi në qendër të qytetit.
“BalkanWeb” mëson se pasi janë konfliktuar verbalisht, autori i dyshuar, 22-vjeçari Fatjon Keta, ka nxjerrë thikën dhe më pas ka goditur të riun, Arlind Pasha. Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spital.
Pak pas ngjarjes, Keta është larguar nga vendi i krimit, ndërsa pas i është vënë policia. Po ashtu autori dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Policia po punon për kapjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.”, thuhet ne njoftimin e policise.
/a.r