Gati 1.3 ton heroinë me vlerë 120 milionë paund është gjetur në Britaninë e Madhe. Ky konsiderohet sekuestrimi më i madh i lëndës narkotike në vend.
Droga u gjet e fshehur në peshqirë dhe rroba banje në një anije me kontenierë në Suffolk.
Oficerët e National Crime Agency (NCA) hoqën drogën dhe i vendosën sërish kontenierët në anije përpara se ta gjurmonin në Holandë dhe të bënin arrestime.
Anija ishte ankoruar në Felixstowe, kur u ndalua nga NCA.
Operacioni vjen pas kapjes në 2 gusht të rreth 400 kg heroinë me vlerë 40 milionë paund në Felixstowe.
Në sekuestrimin e fundit, blloqet e heroinës, që secili peshonte 1 kg, u gjetën të qepura brenda disa peshqirëve dhe policisë iu desh gati 6 orë për të nxjerrë të gjithë drogën me peshë totale 1.297 kg.
Pasi morën drogën, policia vendosi sërish kontenierët bosh në anije, e cila vazhdoi destinacionin e saj në Antwerp, ku u ankorua dy ditë më vonë.
Kontenierët më pas u zhvendosën me kamion në një depo në qytetin portual Hollandez të Roterdamit. Policia arrestoi 4 burra gjatë procesit të shkarkimit të kontenierëve.
Matt Horne, zëvendësdrejtori i NCA tha se ky është një sekuestrim rekord i heroinës në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga më të mëdhatë në Evropë.
‘Ky sekuestrim do ti ketë mohuar dhjetëra miliona paund fitime krimit të organizuar, dhe është rezultat i një hetimi të gjërë i udhëhequr nga inteligjenca, i kryer nga NCA me partnerë ndërkombëtarë dhe britanikë.
Madhësia e kësaj dhe dërgesave të tjera të fundit tregojnë shkallën e kërcënimit me të cilin përballemi“, tha ai.
Nga ana tjetër BBC raporton se droga ishte me origjinë nga Pakistani.
g.kosovari