Kanë nisur lëvizjet e para të ndryshimit të drejtorëve në bashkinë e Pogradecit. Burime për Report TV bëjnë me dije se disa drejtorë e nën kryetar që ishin emëruar kur ishte PD në pushtet. Pas ardhjes në krye të bashkisë së Pogradecit të Ilir Xhakollit janë dorëhequr dy nënkryetarë të PD në Bashkinë Pogradec, Polikron Balliu dhe Avdulla Cano. Po ashtu është dorëhequr edhe Dardan Canellari, administrator i njësisë Çërravë së bashku me drejtorin e sektorit të gjelbërimit në Bashki, Rruzhdi Hymetllari.
Kujtojmë se Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të largohet nga detyre asnjë person që e meriton vendin e punës. Disa ditë më para Rama tha se edhe pse kanë kaluar disa javë që nga zgjedhjet e 30 qershorit nuk është larguar askush nga puna.
” …Deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka” shkruante Rama.
Ndërkohë për sa u përket drejtorëve të PS në Shkodër, historia është ndryshe. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama ku thoshte se duhej një imazh i ri për Shkodrën, kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë në Shkodër. /l.m