Kryeministri konservator britanik, Boris Johnson do të kërkojë zgjedhje legjislative të parakohshme më 14 tetor nëse qeveria e tij pëson një humbje në Parlament në lidhje me Brexit, njoftoi sot në mbrëmje një përgjegjës politik.
Nëse, ashtu sikurse pritet, disa deputetë konservatorë rebelë bashkohen me anëtarët e opozitës për të mundur qeverinë e Boris Johnson gjatë votimit të së martës në Uestminster, ky i fundit do të paraqesë menjëherë në Parlament një mocion ku kërkon zgjedhje të parakohshme për të cilin deputetët do të votojnë që të mërkurën.
/a.r