Fundi jep surpriza. Mbyllet me sukses shkëmbimi i sulmuesve mes Milanit dhe Ajntrahtit të Frankfurtit, me kroatin Ante Rebiç që i bashkohet ekipit të Xhampaolos dhe spanjollin Andre Silva që kalon në Bundesligë.
Ka qenë një marrëveshje e vështirë, e cila dy ditë më parë u duk se dështoi për shkak të pengesave të shfaqura nga sulmuese kuqezi.
Gjithsesi, cddo gjë është sheshur pak çaste më parë. Xhampaolo do ketë më në fund një lojtar për ta aktivizuar me Piontek. Rebiç vjen si huazim, ndërsa Milani ka depozitiuar në Ligë kontratën e lojtarit.