Armand Mamani është arrestuar bashkë me shtetasen Violeta Baholli, e afërme e tij. Mamani i kishte dhënë energji Bahollit nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut.
Mamani ka qenë drejtor i agjencisë së shërbimit dhe mirëmbajtjes në bashkinë Gjirokastër të drejtuar nga Zamira Rami.
Më parë ai ka qenë edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës. Mamani është arrestuar gjatë natës në Jalë, në kampin e LSI./PANORAMA