Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë dy foto të shkrepura në Luginën e Drions, në Gjirokastër ku është fotografuar një specie e rrallë.
Rama shkruan se nga monitorimet e fundit, është vërejtur se Kali i Qyqyes, nga një specie e rrallë në rrezik zhdukjeje, po shtohet në numër individësh në vendin tonë. Më tej, kryeministri thotë se Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura kujdeset posaçërisht për mbrojtjen dhe ushqimin e kësaj specieje.
‘Nga monitorimi i shkabës së fundit folezuese në Shqipëri në Luginën e Drinos, sot u vërejt se kjo specie e rrallë në rrezik zhdukjeje, e quajtur Kali i Qyqes, po shtohet në numër individësh.
Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura kujdeset posaçërisht për mbrojtjen dhe ushqimin e kësaj specieje’, shkruan Rama. /l.m