Akademiku Moikom Zeqo, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Moikomi i është nënshtruar një terapie intensive, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.
Ai vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Në këto momente të vështira që po kalon ky njeri me vlera të jashtëzakonshme, erudit dhe me kontribut të spikatur në shumë fusha, i janë gjendur pranë shumë miq e shokë dhe kolegë. Janë të pambarimtë ata që i kanë telefonuar dhe dërguar mesazhe nga të katër anët e vendit.
Moikomi në këto momente kritike ka shumë nevojë për këtë mbështetje shpirtërore që i kanë dhënë e po japin dashamirët e tij të shumtë. (dita) /l.m
Sherim te shpejt ,zoti ta ndihmoj