70 notarë nga Europa deri në Zelandën e Re, morën pjesë në edicionin e dytë të garës ndërkombëtare të kalimit me not të ngushticës së Korfuzit mes Shqipërisë e Greqisë.
Aktiviteti synon promovimin e turizmit në dy brigjet e Mesdheut dhe nga ana tjetër vjen si homazh për të gjithë shqiptarët kanë humbur jetën në tentativë për tu larguar nga vendi nën regjimin komunist.
Prej dy vitesh asnjë shqiptar nuk është bërë pjesë e garës.
“Dy vitet e fundit nuk kemi asnjë notar shqiptar. Shpresoj që vitet që vinë edhe shqiptarët të vinë të marrin pjesë edhe për kënaqësinë e tyre. Shpresoj që edhe autoritetet lokale të kenë më shumë interes”, deklaroi Auron Tare i cili ishte edhe një nga organizatorët.
g.kosovari