Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka vizituar sot në spitalin e Shkodrës turistin polak Wojtek Markiewicz që u rrëzua dhe theu këmbën mbrëmjen e djeshme në Theth.
Ministri viziton të riun polak në spital i cili theu këmbën dhe u transportua nga banorët në fshat e më pas me autoambulancë në Spitalin e Shkodrës.
Klosi falenderoi Administratat e Zonave të Mbrojtura, të cilët treguan gatishmëri të plotë në shpëtimin e turistëve, pasi ky është rasti i dytë në pak ditë.
Ministri i dërgoi edhe një dhuratë simbolike turistit në spital, një shishe konjak shqiptar.
Markiewicz ka kërkuar largimin e kamerave, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
g.kosovari