Është gjendur turisti polak që u rrëzua në malin e Arapit.
Raportohet se turisti po transportohet për tek autoambulanca dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është nxjerrë nga banorët e zonës, të cilët po e dërgojnë drejt qendrës shëndetësore në Theth.
Mali Arapit ndodhet rreth një ore larg fshatit, ndaj banoret e zonës po e transportojnë me mjete rrethanore deri tek autoambulanca.
Më pas do niset drejt spitalit të Shkodrës.
g.kosovari