Një luftanije e marinës amerikane lundroi të mërkurën afër ishujve të pretenduar nga Kina në Detin e Kinës Jugore, një veprim që mund të zemërojë Pekinin në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës janë të tensionuara.
Kjo rrugë ujore me trafik të dendur detar është shndërruar në njërën prej vatrave të tensionit në marrëdhëniet mes dy vendeve, që përfshijnë luftën tregtare, sanksionet amerikane dhe Tajvanin.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të martën se Kina e kishte refuzuar kërkesën që një anije luftarake amerikane të vizitonte qytetin port Qingdao të Kinës.
Flota e Shtatë amerikane tha se lundrimi i luftanijes në Detin e Kinës Jugore ishte bërë për “të sfiduar pretendimet e tepërta detare dhe për të mbrojtur hyrjet në rrugët ujore siç sanksionohet nga e drejta ndërkombëtare”. (VOA)
/a.r