Një 23-vjeçare ishte duke bërë joga në ballkonin e shtëpisë së saj në Monterrey në momentin që ra nga kati i 6-të i ndërtesë dhe theu 110 kocka të trupit të saj.
Alex Teresa bënte vazhdimisht ushtrime të rrezikshme, por këtë herë diçka shkoi keq. Sikurse duket edhe nga foto gjysma e trupit të saj ishte e varur jashtë ballkonit dhe pjesa tjetër brenda.
Po papritur ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 25 metrash, duke u plagosur rëndë. Ka qënë një shok i saj, ai që ka kapur momentin kur e reja ka rënë.
Për fat të mirë ajo nuk vdiq por theu 110 kocka dhe iu nënshtrua një operacioni që zgjati 11-orë ku morëm pjesë me dhjetëra mjekë.
Sipas mjekëve Teresa është ende në gjendje kritike për jetën. Lidhur me ngjarjen hetimet treguan se ishte një aksident i shkaktuar nga veprimet e së resë dhe askush nuk është përgjegjës. /l.m