Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë pasi janë kapur me një sasi prej 91 kg e 150 gr kanabis në doganën e Mavromatit (Qafë-Botë).
Droga ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e sebratorit të makinës që të fshihej një pjesë e drogës.
Kanabisi i kapur kishte destinacion Athinën, ndërkohë që policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku dyshohet se mund të jenë grekë.
Mjeti kishte kaluar doganën shqiptare dhe u ndalua më pas në atë greke nga oficerët e doganës dhe anti-drogës së Igumenicës. Ndërkohë edhe policia greke është angazhuar për të gjetur dhe më pas arrestuar pritësin e kësaj sasie droge.
g.kosovari