Dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, pas vrasjes së 26 vjeçarit Santiago Malko.
Viktima është qëlluar me breshëri plumbash, teksa ecte me makinën e tij.
Pasi është qëlluar me armë, makina ka vazhduar të ecë derisa është përplasur në një mur. 26 vjeçari ka pasur një pikë lotoje në Tiranë.
Pas vrasjes, autori ose autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur nëpër fshatrat në rrethinat e kryeqytetit.
Autorët kanë braktisur makinën e tyre tip “Mercedes Benz” në fshatin Ferraj duke i vënë zjarrin. Kjo u shërben atyre për të humbur gjurmët e krimit.
Ndërkohë një person i identifikuar si D.A është shpallur në kërkim nga policia, si i dyshuari kryesor i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Dyshohet për motive hakmarrje, e ndërsa mësohet se mbi të autorët kanë qëlluar me 10 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.
g.kosovari