Gjykata e shkallës së parë në lezhë ka lënë të lirë dy të arrestuarit për zjarrvënien në malin e Shëngjinit.
Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për shtetasit Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj.
Gjatë seancës, dy të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë banorë të malit të Rrenzit, por nuk kanë lidhje me këtë çështje.
Zjarret në malin e Shëngjinin shkaktuan dëme kolosale në kurorën e gjelbër, madje duke rrezikuar të zbresin deri në qytet. Lokalizimi dhe shuarja e plotë e zjarrit erdhi pas disa orësh “luftë” me flakët.Madje një dorë të mirë në këtë drejtim dhanë edhe reshjet e shiut.
g.kosovari