Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Mjedisit të Brazilit njoftuan se në dispozicion për luftën kundër zjarreve në Amazon do të jenë avionët ushtarakë dhe 44 mijë ushtarë, transmeton Anadolu Agency.
Ministritë të shtunën publikuan planet për luftën kundër zjarreve, të cilat u nxitën pas presionit ndërkombëtar dhe protestave në Brazil kundër reagimit joadkuat të presidentit Jair Bolsonaro ndaj krizës ekologjike.
Bolsonaro të premten autorizoi ushtrinë të kyçet në shuarjen e zjarreve duke thënë se është përkushtuar për mbrojtjen e rajonit të Amazonës.
Më parë mbrojtjen e pyllit ai e përshkroi si pengesë të zhvillimit ekonomik të Brazilit, duke kundërshtuar kritikët të cilët thonin se Amazona absorbon sasi shumë të mëdha të gazrave serrë dhe është një zonë kyçe për luftimin e ndryshimeve klimatike.