Një zjarr i madh ka rënë në masivin pyjor të mbjellë me pishë në fshatin Patin, Bashkia Klos.
Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës që favorizoi flakët. Të parët që kanë ndërhyrë ishin banorët e zonës.
Drejt vatrës së zjarrit është nisur edhe mjeti zjarrëfikës i Bashkisë së Klosit, si dhe punonjësit e këtij shërbimi.
Për shkak të mungesës së rrugës automobilistike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. 1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.
g.kosovari