Jahti superluksoz i emirit të Katarit ka zbarkuar në ujërat bregdetare të Sarandës. Mësohet se babai i Emirit te Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa do të bëjë një vizitë në qytetin bregdetar të Sarandës me jahtin e tij të quajtur “Yacht Katara”.
Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani u prit në port nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Katarit në Shqipëri, ndërsa qëndroi në Sarandë për një kohë rreth 3 orë.
Ai ka qenë për vizitë në Sarandë edhe vitin e kaluar ndërsa në jahtin e tij super luksoz 124 metra i gjatë ndodhet edhe një helikopter.