Arnold Schwarzenegger, jo vetëm që do ta shohim në filmin e radhës të sagës “Terminator”, por do të jetë edhe protagonist në video-lojën e famshme “Mortal Kombat”, në formën e robotit T-800 Terminator.
Traileri i ri i “Mortal Kombat 11” ka prezantuar personazhet e reja, midis të cilëve është edhe makina vrastare që është interpretuar nga ish-guvernatori i Kalifornisë.
Në lojë, Terminatori është sjellë në versionin e tij më të ri, ku Arnoldi shfaqet me mjekër gri, ashtu siç do të shihet në filmin e ri “Terminator: Dark Fate”.
Ky film do të shfaqet për herë të parë në datën 1 nëntor të këtij viti.