Legjislatura e VI sot pritet te mbajë seancën e fundit, pasi partitë politike parlamentare në fillim të këtij muaji kanë arritur marrëveshje që më 22 gusht të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit.
Paraprakisht, në seancën e cila fillon në orën 10:00, deputetët pritet ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe më pas pikën e dytë të rendit të ditës, propozimin e grupit tëdeputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë pika 2 e nenit 66 të Kushtetutës së Republikës thotë që zgjedhjet e reja, në raste të shpërndarjes së Kuvendit, mbahen jo më vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes.
Të dyja këto data, pra 29 shtatori dhe 6 tetori janë brenda periudhës së paraparë ligjore, nëse legjislatura e 6-të e shpallë veten të pavlefshme.
Data e shpalljes së zgjedhjeve është kompetencë e presidentit. Hashim Thaçi pritet ta bëjë të ditur ditën e votimit, të premten.