Sulmuesi i PSV-së dhe Meksikës, Hirving Lozano, më në fund ka mbërritur në Itali për të përfunduar transferimin e tij të shumëpritur te Napoli.
Lozano zbarkoi në aeroportin “Roma Ciampino” të martën në mbrëmje, dhe “CalcioNapoli24” shkruan se ai do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë zyrtarisht me klubin e ri.
Napoli raportohet se do të paguajnë 38 milionë euro, plus bonuset për 24-vjeçarin, i cili ka qenë në radarin e tyre që nga janari.
Ai ka shënuar 40 gola në 79 paraqitje për PSV-në, duke fituar një titull të Eredivise në sezonin 2017-18.
Ai ka shënuar nëntë herë në 35 ndeshje për Kombëtaren e Meksikës.