Kryeministri Edi Ramë bën me dije se edhe pak punë ka mbetur nga përfunimi i restaurimit të urave në Rrugën e Kombit.
Kreu i qeverisë e ka mbërë këtë të ditur me anë të një postimi në Facebokk, teksa nuk kursen as ironinë.
‘EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin’, shkruan Rama.