Policia e Tiranës ka arrestuar në 52-vjeçar i cili bënte shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohen 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike
htetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla.
Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /l.m