Gjithmonë në stil dhe e kuruar Majlinda Bregu ka zgjedhur t’ja besojë çdo veshje të saj Tncouture.
Vështirë të zgjedhim se kush mund të jetë më i bukuri, por ky fustani i bardhë , treçerekësh në formën e një këmishe të gjatë, është më i veçanti. Rrallë herë na ndodh që majlindën ta shohim sportive, por kjo veshje i shkoj tej mase.
Në foto vihet re se Majlinda ka të preferuar ngjyrat e errëta dhe shpesh i pëlqen ndërthurja e të zezës me të bardhen.
Por rrallë herë eksperimenton edhe me ngjyrat e çelëta.
Ja disa nga veshjet e Majlindës ndër vite, krijuar nga Tncouture.