Drejtoria e Burgjeve i konfirmuar lejen Kostandin Xhuvanit, për varrimin e të atit. Trupi i këtij të fundit ka ardhur ditën e sotme nga Roma dhe pritet të varroset në orën 14:00. Xhuvani gjatë ceremonisë së varrimit të të atit do të jetë i shoqëruar nga efektivë të policisë.
Kujtojmë se Kostandin Xhuvani, i cili është burgosur për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, lejen e ka kërkuar më 14 gusht, ndërsa Drejtoria e Burgjeve e ka konfimruar sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Kostandin Xhuvani djali i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani është i dënuar me 35 vite burg.
Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht në Romë, ku ishte i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore së fundmi ishte përkeqësuar. Ai prej vitesh vuante nga diabeti.
g.kosovari