Eksportet i janë rikthyer rritjes në korrik, pas një performance të dobët në 6 muajt e parë të vitit.
Sipas INSTAT, në Korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 3,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,5 %, në krahasim me Qershor 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 2,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,4 %, në krahasim me Qershor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, krahasuar me Korrik 2018 dhe 14,1 %, në krahasim me Qershor 2019.
Në shtatëmujorin e parë të vitit 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 1
80 mld lekë, duke u ulur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 377 mld lekë, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 197 mld lekë, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve
Rritja vjetore e eksporteve prej 3,6 %, këtë muaj është ndikuar nga
grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +3,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,6 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +1,0 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij shtatëmujori janë ulur me -2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi “Ushqim, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve
Rritja vjetore e importeve prej 2,3%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse,energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe“Tekstile dhe këpucë” me +0,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje.
Si shtatëmujor, importet janë rritur me 2,6 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2018. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 0,7 pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2018, janë Kosova (7,3 %), Spanja (42,1 %), dhe Gjermania (17,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia (-3,6 %), Maqedonia (-17,1 %) dhe Mali i Zi (-19,3 %).
Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova (24,4 %), Gjermani (4,9 %), dhe Maqedonia e Veriut (0,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia (-1,3 %), Spanja (-19,0 %) dhe Greqi (-2,1 %).
Në muajin Korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2018 janë Italia (2,7%), Greqia (11,0 %) dhe Turqia (4,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kina (-2,3 %), Spanja (-28,0 %), dhe Rusia (-66,6 %).
Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Kina (18,0 %), Greqia (10,3 %) dhe Turqia (6,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia (-6,4 %), Gjermania (-10,7 %) dhe Spanja (-14,9 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 72,2 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 83,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 66,7 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (38,6 %), Greqia (8,1 %), Kina (7,4 %), dhe Gjermania (6,9 %).
Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2019, me vendet e BE zënë 77,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 90,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 70,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (40,2 %), Greqia (8,7 %), Kina (8,2 %) dhe Gjermania (7,3 %). /Monitor