Pas mbledhjes së Këshillit të ri Bashkiak në Shkodër, militantët e PD kanë sulmuar me sende të forta të zgjedhurit e 30 Qershorit.
Nga pamjet e servirura në media, ata janë sulmuar kryesisht me shishe uji, sulm ky të cilit nuk i ka shpëtuar as deputeti Tom Doshi.
Ky i fundit e cilësoi si të pakuptimtë protestën e Partisë Demokratike.
“Situata nuk është e zakonshme dhe nuk e kuptoj cfarë duan kur nuk morën pjesë në zgjedhje” – tha ai.
/javanews/a.r