Franco Lerda, trajneri i Partizanit, e ka bërë sërish. Ashtu si ndodhi në sfidën e luajtur nga skuadra e Partizanit në Azerbajxhan, edhe këtë herë ka braktisur intervistën me RTSH teksa po pyetej në lidhje me ndryshimet e bëra në formacion dhe për merkaton…
“Ju vazhdoni pyesni po njësoj! Kemi fituar Superkupën 4-2 dhe pyetja e katërt që ju vazhdoni të bëni është të hidhni poshtë vlerat e futbollistëve të mi.
Tani po ju them që intervista mbyllet këtu për mua. Nuk dua të flas. Merkato?
Flisni me Olsi Ramën jo me mua, mirupafshim!”.
/a.r