Aktiviteti organizuar nga Autoriteti i Dosjeve në kujtim të të përndjekurve politikë në Lushnjë u shoqërua me debate.
Një pjesë e familjeve të ish-të internuarve ishin të pakënaqur me faktin që emrat e tyre nuk u përmendën nga kryetarja e autoritetit të dosjeve. Ndërsa të tjerë kërkuan largimin e zotit Fino nga salla.
Më pas familjarët e disa prej të internuarve braktisën aktivitetit, ndërsa drejtuesja e autoritetit të Dosjeve tha se institucioni që drejton është apolitik.
Vetë deputeti Fino tha se prania e tij në sallë ishte në respekt të atyre që vuajtën në internime apo burgjet e komunizmit.
Lushnja ka patur 13 kampe të internimit ku me i madhi cilësohen ai në fshatin Saver.