Hong Kong-u është përfshirë sot sërish nga protestat masive.
Më shumë se 100,000 njerëz janë mbledhur dhe po protestojnë pro-demokracisë, mes paralajmërimeve gjithnjë e më të ashpra nga autoritetet e Pekinit.
Aktivistët dhe policia janë përleshur gjatë 10 javëve të fundit, por tubimet e kësaj fundjave deri më tani kanë qenë të qeta.
Protestat u nxitën nga një projekt-ekstradim, që tashmë është pezulluar nga qeveria e Hong Kongut.
Kina, e cila ka shtuar forcat e sigurisë në Shenzhen, i ka krahasuar protestat me aktivitetin terrorist.
Ish-kolonia britanike ka një status të veçantë, me sistemin e vet juridik, atë të gjyqësorit, si dhe sa i përket të drejtave dhe lirive që nuk shihen njësoj në territorin e Kinës.
Projekt-ligji – i njoftuar nga qeveria në shkurt, u pezullua pas mitingjeve masive në qershor. Por protestuesit duan që ai të tërhiqet krejtësisht.
Ata po kërkojnë gjithashtu një reformë demokratike dhe një hetim për brutalitetin e pretenduar të policisë. /l.m