Fluks lëvizjesh në Kakavijë. Në përfundim të ditëve të tyre të pushimit emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në Greqi, në vendet ku punojnë por ka edhe nga ata që ende vazhdojnë të kthehen në vendin e tyre. Fluksi i madh i lëvizjeve ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje nga Shqipëria ose në hyrje, në doganën shqiptare.
Aktualisht radha është më pak se 1 km.
Tradicionalisht emigrantët zgjedhin 15 ditëshin e parë për të kaluar pushimet në atdhe por ka edhe nga ata që preferojnë fundin e verës për të kaluar disa ditë pushimi në vendin e lindjes.
Ndërkaq sipas të dhënave zyrtare, dje shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 13480 shtetasish në hyrje-dalje, nga të cilët 5852 në hyrje dhe 7624 në dalje. /l.m